Hovenier i reagon Lavrovit: Mohimi i Reçakut, lavdërim i krimeve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka reaguar ndaj kryediplomatit të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili e quajti inskenim masakrën në Bucha të Ukrainës që e bën rusët duke e krahasur me masakrën e Reçaku të kryer nga serbët.

Hovenier thotë se deklarata të tilla lavdërojnë krimet e luftës, rihapin plagët e të mbijetuarve, si dhe sipas tij ç’nderojnë edhe kujtimin e të vdekurve.

“Përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar historinë e mirë-dokumentuar të masakrës së Reçakut lavdërojnë krimet e luftës, çnderojnë kujtimin e të vdekurve dhe rihapin plagët e të mbijetuarve”.

Mes tjerash, Hovenier, vlerëson se ata që mohojnë mizoritë në Reçak pengojnë edhe pajtimin rajonal si dhe konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian.

“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

/KlanKosova/

Read Previous

Moti në Gjakovë

Read Next

Finalja e Ligës së Kampionëve në Kino “Hyrije Hana”