Hidhen dyshime mbi të ardhmen e Lukakut në Inter

Romelu Lukaku është shndrruar në një prej sulmuesve më të mirë në Evropë prej se ai kaloi tek Interi nga Manchester United.

Sulmuesi nga Belgjika po e udhëheq Interin në luftën e ashpër për titull në Serie-A ku po zhvillohet një luftë kokë më kokë me rivalin e qytetit, Milanin, përcjell KosovaPress.

Por forma e tij nuk ka mbetur pa e tërhequr interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

“Calciomercato” raporton se Paris Saint-Germain po e harton planin për një sulm të shpejtë për sulmuesin e Interit.

Pronarët e rinj të mundshëm të “Nerazzurrëve” mund të kërkojnë të shesin përfaqësuesin belg, i cili aktualisht është lojtari më i paguar i klubit, mes pasigurisë financiare për shkak të pandemisë Covid-19..

PSG është e etur për të sjellë Lukakun bë Ligue-1, por Manchester City gjithashtu është lidhur me ish-sulmuesin e Manchester United./KosovaPress

Read Previous

Java e sportit në Gjakovë për nder të 17 Shkurtit

Read Next

‘Më mungon si një koncert’, fotoja që u bë virale mes artistëve italianë