Hegseth mesazh për Iranin: Po ju vëzhgojmë, zgjidhni me mençuri

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, i ka dërguar një paralajmërim të fortë Iranit, duke thënë “po ju vëzhgojmë”.

Ai shtoi se ushtria e Iranit duhet të “zgjedhë me mençuri”, përpara se t’i kujtojë Teheranit se “aftësitë tona nuk janë të njëjta”.

“Mos harroni, kjo nuk është një luftë e drejtë dhe ne e dimë se çfarë asetesh ushtarake po zhvendosni dhe ku po i zhvendosni ato”, tha Hesgeth.

Sekretari i Mbrojtjes tha se SHBA-të vetëm sa po bëhen më të forta dhe ndërsa Irani po “nxjerr” raketat dhe lëshuesit e mbetur, vendi nuk ka aftësi t’i zëvendësojë ato.

Ndryshe SHBA-të kanë filluar një bllokadë të porteve iraniane, përmes të cilave anijet me lidhje të drejtpërdrejta me Teheranin synojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. /Telegrafi/

Read Previous

Çështja e kreut të ri të Federatës Italiane të Futbollit, vetëm dy kandidatë deri tani në garë

Read Next

Amazon zbulon detaje të blerjes së firmës satelitore Globalstar, për të sfiduar Starlink të Musk