Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
SHBA-ja beson se ka një avantazh të qartë ushtarak në luftën kundër Iran dhe është e përgatitur për një fushatë të zgjatur.
“Ne nuk kemi mungesë municionesh”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth në një konferencë për shtyp.
“Rezervat tona të armëve mbrojtëse dhe sulmuese na lejojnë ta vazhdojmë këtë fushatë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.”
Hegseth po i përgjigjej shqetësimeve të ngritura nga disa demokratë, të cilët kohët e fundit kanë shprehur alarm për sasinë e madhe të municioneve që SHB-ja po përdor në konflikt.
“Irani shpreson se ne nuk mund ta mbajmë këtë ritëm, gjë që është një llogaritje shumë e gabuar për Trupat e Gardës Revolucionare (IRGC) në Iran”, tha ai.
Sipas admiralit Brad Cooper, kreu i Komandës Qëndrore amerikane (CENTCOM), forcat amerikane kanë goditur pothuajse 200 objektiva thellë brenda Iranit gjatë 72 orëve të fundit, përfshirë edhe zona pranë Teheranit.
“Vetëm gjatë orës së fundit, bombardues të padukshëm të tipit ‘Northrop B-2 Spirit’ hodhën dhjetëra bomba shkatërruese bunkerësh me peshë rreth 2 000 paund (rreth 900 kilogramë) secila mbi instalime të nëndheshme për lëshimin e raketave balistike”, tha Cooper.
Ai shtoi gjithashtu se marina iraniane është goditur rëndë, duke theksuar se më shumë se 30 anije janë shkatërruar ose fundosur. Së fundmi, një aeroplanmbajtëse dronësh iraniane “afërsisht sa një aeroplanmbajtëse e Luftës së Dytë Botërore” u godit dhe, sipas CENTCOM, aktualisht është në flakë. /ATSH-DPA/