Haxhiu takon Szunyogun, diskutojnë për Vettingun

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog. Në këtë takim Haxhiu ka thënë se kanë diskutuar për reformat në sistemin e drejtësisë.

“Në takimin me ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog, diskutuam për reformat në drejtësi. Me theks të veçantë diskutuam për Vettingun, Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, adresimi i dhunës në familje dhe krimet e luftës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /EO

Read Previous

Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal në Gjakovë

Read Next

Erdogan shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj