Hasan Krasniqi rikthehet në pozitën e kryeshefit të KRU “Gjakova”

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur me datë; 06.04.2024 ka vendosur për shfuqizimin e vendimit mbi pezullimin e marrëdhënies së punës për kryeshefin ekzekutiv Z.Hasan Krasniqi.

Z. Krasniqi i sistemuar në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë, është i obliguar që të paraqitet në punë nga dt.08.04.2024. Në bazë të këtij vendimi ai sot ka rifilluar punën duke iu rikthyer pozitës si kryeshef ekzekutiv në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A.

Reagimi i plotë i KRU “Gjakova” në faceboook:

“Bordi i Drejtorëve i KRU ”Gjakova” SH.A, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë; 06.04.2024, mori Vendim për shfuqizimin e Vendimit nr.975 dt.04.03.2024, mbi pezullimin e marrëdhënies së punës për Z. Hasan Krasniqi-Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë.

Z. Hasan Krasniqi i sistemuar në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë, është i obliguar që të paraqitet në punë nga dt.08.04.2024.Me aprovimin e këtij vendimi nga Bordi i Drejtorëve Z. Hasan Krasniqi sot ka filluar punën e rregullt si Kryeshef Ekzekutiv pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A.Stafi i Ujësjellësit i uron mire se ardhje Kryeshefit suksese dhe mbarësi në punë! KRU “Gjakova” SH.A – Gjakovë 08.04.2024.”

Read Previous

Të mërkurën Fitër Bajrami, BIK-u njofton qytetarët kur falet namazi

Read Next

Evertonit i hiqen dy pikë pasi i theu rregullat e Premierligës