Evertonit i hiqen dy pikë pasi i theu rregullat e Premierligës

Evertoni e ka pësuar një goditje të rëndë pasi iu hoqën pikët për shkak se i theu rregullat e Premierligës.

Klubit nga Liverpooli iu hoqën dy pikë pasi i theu rregullat e profitit dhe substanciale gjatë sezonit të kaluar, njofton BBC, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo është hera e dytë që klubi i kaltër dënohet pasi paraprakisht i ishin hequr gjashtë pikë, por që pas ankesës së suksesshme i ishin zbritur në katër.

Ky dënim ia prish punët mjaft shumë Evertonit, i cili rrezikon të bie nga Premierliga pasi gjendet shumë afër zonës që çon në Championship. /Gazeta Express/

Read Previous

Hasan Krasniqi rikthehet në pozitën e kryeshefit të KRU “Gjakova”

Read Next

Eurostat: Mbi 4 milionë ukrainas janë strehuar në BE