Haradinaj akuzon Qeverinë: Dy operacionet janë bërë më qëllim për ta dorëzuar veriun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti se qëllimshëm ka ndërmarrë dy aksionet e fundit në veri të Mitrovicës , siç tha ai për ta dorëzuar veriun.

Ish-Kryeministri Haradinaj tha po ashtu se shteti ligjor është dobësuar karshi veriut me aksionet e fundit.

“Gjatë periudhës që shkoj kemi parë dy operacione policore në veriun e vendit. Pas këtyre dy operacioneve, ka ndodhur përkeqësimi i gjendjes së rendit, dhe ligjit për siguri dhe dobësim i shtetit ligjor. Besoj se të gjitha ata që janë të fushës, mund ta japin këtë vlerësim. Pra, pas dy here që ka operua Kosova në veri me policinë e vet, të dyja herët kemi dal më të dobët. Herën e parë është mbajtur policia peng në pikat doganore, kur edhe një i sëmurë, zyrtarë policor, nuk ka mundur me u bartë për në spital. Ndërsa, në herën e dytë, policia jonë ka mbërri mjaftueshëm me qenë në konflikt me grupe kriminale. Operacioni blic me ndodhë në shpejtësi, me u kthyer dhe me e lënë terreni në dorën e kriminelëve. Dy operacionet, janë bërë qëllimshëm me dorëzu veriun. Kjo, qëllim, është projekte diku, nuk e di pse ndodhë kështu? Pasi që paguat rryma në veri dy herë nga 11 milionë, pse policia jonë duhet me u mbajtur peng prej grupeve kriminale/ Dy herë me herët policisë tonë s’ka guxuar askush me I dalë në rrugë policisë në veri”, theksoi ai.

Read Previous

Kosovë, mbi 50 për qind e qytetarëve mbi 16 vjeç vaksinohen me dy dozat antiCOVID

Read Next

​Kurti: Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj, e priste në zyrë kriminelin Milan Radojçiq