Hapet platforma, këtu mund të aplikoni për subvencionim të teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci, njoftoi të enjten vonë se do të ndahen nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë për blerjen e teksteve shkollore, ndërsa për t’i marrë ato prindërit duhet të aplikojnë online nga 25 gushti.

Ndërkohë, për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore nga viti i kaluar, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore, njoftoi ajo.

Sot (Premte) në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.

Ky është linku që është publikuar në platformën e-Kosova për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore: 

https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Edhe Shtëpia Botuese “Dukagjini”, ka njoftuar se ka filluar punën me furnizimet me tekste shkollore.

Në njoftimin e tyre thuhet se janë të përgatitur me sasinë e nevojshme të teksteve shkollore për secilën lëndë e klasë.

“Njoftojmë të gjithë librarët nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës se Shtëpia Botuese ‘Dukagjini’ ka filluar punën me furnizimet me tekste shkollore”.

“Shtëpia Botuese ‘Dukagjini’ është e përgatitur me gjithë sasinë e nevojshme të teksteve shkollore për secilën lëndë e klasë, në mënyrë që të gjithë nxënësit të pajisen në kohë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyra e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.Reklama

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

/Telegrafi/

Read Previous

Forcohet euro në raport me lekun

Read Next

Nga sot nis Kampionati Botëror në basketboll