Hapet aplikimi për klasat e shtatorit në BONEVET Gjakova për moshat 5-14 vjeç

Rikthehen klasat kreative në BONEVET Gjakova

Pas përfundimit të suksesshëm të Kampit Veror gjatë periudhës korrik-gusht, rikthehen përseri klasat dymujorëshe në BONEVET me fillim nga 6 shtator 2021.

Jemi entuziast të ju njoftojmë që secila moshë ka vend në institucionin tonë kreativ, që të zhvillohet dhe të përfitojë njohuri në cilëndo lëmi që dëshiron. Së shpejti do të hapen aplikimet edhe për programet edukative për moshat 15+.

Të gjithë ju që jeni të interesuar të përfshiheni në edukimin BONEVET, ju lutem plotësoni formën në linkun më poshtë. Pas pranimit të aplikimit tuaj, ekipi administrativ dhe edukativ i BONEVET do ju kontaktoj për detaje të hollësishme dhe për të finalizuar regjistrimin tuaj.

Linku për regjistrim: www.bonevet.org/edukimi/klasat/gjakove

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Çmimi i plotë për një klasë dymujorëshe për nxënës është 60EUR.

Orari i klasëve edukative mund të ndryshojë sipas eventualiteteve në shtator.

Read Previous

Anton Quni me 15 gra afer vetës pretendon ta fitojë Prizrenin

Read Next

Spanja me 3 mungesa në ndeshjen ndaj Kosovës