Hana Bakalli: Rreth 20 gjoba mandatore për hedhje të mbeturinave në periudhën mars-korrik 2021

Një pamje e mbeturinave në afërsi të Institucionit Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë, e njohur si Çerdhja e Devës, ishte postuar të hënën e gjashtë shtatorit në grupin “Network Gjakova”. Sot ekipi i Televisionit Syri ka qenë në terren për të parë nga afër gjendjen, e cila rezulton të jetë e njëjtë. Këtu u panë qese të stërmbushura me mbeturina dhe të vendosura jashtë kontinjerëve.

Një problem i njëjtë me hedhjen e mbeturinave jashtë kontinjerëve, është edhe te banesat kolektive prapa KEDS-it. Disa banorë të kësaj lagje nuk pranuan të flasin para kamerave lidhur me mirëmbajtjen e këtij mjedisi mirëpo të njëjtët shprehën pakënaqësinë ndaj kësaj dukurie duke treguar se sa herë që ky vend pastrohet, përsëri vazhdon ndotja e tij me mbeturina.

Edhe në rrugën “Ali Hasi” në qytetin e Gjakovës vërehet gjendje e njëjtë. Për këtë problematikë ne jemi interesuar të dijmë se a është duke u gjobitur ndonjë person nga organet kompetente të cilat kanë për obligimin menaxhimin e kësaj situate. Lidhur me këtë udhëheqësja e sektorit për menaxhim të mbeturinave në komunën e Gjakovës, Albana Hana Bakalli ka thënë se inspektorët nuk mund të gjobisin asnjë person pa pasur dëshmi se i njëjti ka bërë ndotjen e ambientit.

Hana – Bakalli poashtu ka bërë të ditur se nga muaji mars deri në korrik të këtij viti janë shqiptuar afër 20 gjoba mandatore për personat fizik që nuk kanë respektuar hedhjen e mbeturinave sipas kritereve të përcaktuara.

Ajo ka shtuar tutje se në raste të mungesës së dëshmive dhe pamundësisë për gjobitje, ky sektor bashkëpunon me kompaninë rajonale të mbeturinave “Çabrati” në pastrimin e ambientit dhe heqjen e deponive ilegale.

Read Previous

Njihuni me shqiptarin që do të publikoj librin e tij debutues në SHBA

Read Next

Dyshohet se është vrarë kandidati i PDK-së për Kryetar të Pejës, Astrit Ademaj