Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në konferencë për media ka thënë se partia që ai drejton e ka ruajtur votën. Ai theksoi se edhe pozita që mbart i ka përgjegjësitë e veta dhe se nuk është atyre që fshihet nga rezultati i dalë nga këto zgjedhje.
“Unë kam pritur rezultat më të mirë. PDK ka arritur me rujt votën e vetë, me rujt elektoratin e vet. Pozita i ka edhe përgjegjësitë e veta, sigurisht unë nuk jam prej atyre që fshehem. Këto ditë do të kemi takime me strukturat e PDK-së, vendimet i marrë në kohë të peshuara mirë, dhe nuk vonohem ne vendimmarrje”
“Puna vazhdon, mjaftueshëm kemi pas bllokada dhe secili ta kryej punën e vet, edhe partitë që kanë fituar dhe ne që mund të jemi në opozitë.”, tha Hamza.
Lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, Hamza theksoi se PDK-ja e ka dhënë kontributin e vet edhe në të kaluarën për gjithçka që është në interes të Kosovës.
Sa i përket çështjes së Presidentit, Hamza tha se ky është një proces i ndarë dhe beson se kur t’i vijë koha do të gjindet një formulë që të mos bllokohet vendi.
“Gjithçka që është në interes të Kosovës, PDK e jep kontributin e vet. Sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare edhe në të kaluarën i kemi votuar. Sa i përket çështjes së Presidentit e kam thënë që është proces i ndarë. Kur të vjen puna besoj ka mundësi me u gjet formulë edhe mos mu blloku vendi”, tha Hamza.
Rreth një largimi të mundshëm nga posti i kryetarit pas rezultatit nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza tha se PDK e ka ruajtur votën e vet si në % poashtu edhe si numër, ndërsa theksoi që pozita si Kryetar ka përgjegjësi dhe nuk i shmanget një gjëje të tillë, por vendimet i merrë me kohë duke analizuar çdo gjë.
“PDK e ka rujt votën e vet, edhe si % edhe si numër të votave. Ndërsa sa i përket dorëheqjes, e thash që pozita ka edhe përgjegjësi, dhe unë nuk jam person që i jam shmang përgjegjësisë, por vendimet i marrë në kohë”, tha Kryetari i PDK-së.
I pyetur për kritikat e marra për opozitë-bërje, Hamza ka theksuar se koha ka qenë shumë e shkurtër që të merret me organizimin e partisë pasi ka vetëm një muaj që ka marrë drejtimin e saj.
Ai paralajmëroi se PDK shumë shpejt do të futet në proces zgjedhor, ndërsa sa i përket fushatës, Kryetari Hamza tha se ajo ka qenë shumë aktive dhe është bërë përpjekje maksimale që të shpjegohet programi i partisë që ai drejton.
“Unë e kam marrë PDK-në para një muaj dite. Koha ka qenë shumë e shkurtër që me u marrë me organizimin në parti. Po deklaroj sot që PDK do të futet shpejt në proces zgjedhor dhe do të fillon prej bazës, prej nën degëve deri në zgjedhjen e të gjitha organeve të partisë. Prandaj, nëse i referoheni 10 ditëshit, fushata ka qenë shumë aktive edhe në terren edhe në rrjetet sociale, edhe në televizonte kemi bërë përpjkekjen maksimale që të shpjegojmë programin tonë. Në një situatë komplekse bukur mirë të planifikuar se çfarë ndodhë, besoj që PDK ka bërë punë të mirë dhe ka rujt votën e vet dhe besoj që në të ardhmen do të rritet dhe do të jetë parti fituese.”, tha Hamza në konferencë. /Reporteri.net/