Hamilton: Diferenca me Mercedes mund të ngushtohet pas disa muajsh
Pas triumfit në Barcelonë me Lewis Hamilton, skuadra Ferrari sërish vuajti në pistë fundjavën e kaluar, këtë herë në garën e Austrisë. Duke komentuar këtë garë, ku u klasifikua në vendin e pestë, piloti britanik zbulon problemet.
“Të premten e kuptuam se ishim ndër më të shpejtët në kthesa, por po humbisnim gjashtë të dhjeta në pjesët e drejta. Pastaj, diferenca dukej se ishte ngushtuar në kualifikime falë punës së bërë pas dy seancave të para të provave të lira”, tha Hamilton.
7 herë kampioni i botës në Formula 1, më tej shtoi: “Në garë, problemit të motorit iu shtua edhe mbinxehja. Makina rrëshqiste dhe mungonte ekuilibri. Nuk prisja një ndryshim kaq të madh”.
“Mendova se mund të vazhdoja të dueloja me Russell, por pastaj fillova të përjetoja shumë degradim të gomave. Mendonim se kishim një shans më të mirë këtu me lartësinë, por nuk ishte kështu”, tha Hamilton.
“Diferenca është shumë, shumë e madhe dhe nuk mendoj se mund të ngushtohet vetëm në një sezon. Duhen muaj e muaj. Mund të bëjmë një hap tjetër përpara këtë vit, por jo menjëherë”, shtoi britaniku.
“Pra, kemi disa gara shumë të vështira përpara, pastaj kemi një shans më të mirë në pista të tjera. Jo në Silverstone, i cili ka pista të drejta shumë të gjata, edhe pse gjithmonë ia dal shumë mirë atje“, përfundoi Hamilton. /Telesport.al/