Hakerët e “Anonymous” sulmojnë faqet e qeverisë ruse

Grupi i hakerëve “Anonymous” e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj uebfaqeve të qeverisë ruse.

Arsyet e sakta të ndërprerjeve nuk janë komplet të qarta, por grupi ndërkombëtar i hakerëve “Anonymous” ka pohuar se po sulmon faqet, shkruan CNN.

“Anonymous po zhvillon operacione të vazhdueshme për të mbajtur faqet e internetit të qeverisë .ru jashtë linje dhe për të nxitur informacionin te populli rus në mënyrë që ata të mund të jenë të lirë nga makineria shtetërore e censurës së Putinit”, tha grupi në një postim në Twitter.

Qëllimi i kolektivit të hakerëve, sipas mediave ndërkombëtare, është të çaktivizojë disa faqe në internet të qeverisë ruse.

RT, një rrjet televiziv ndërkombëtar i kontrolluar nga shteti rus, ishte gjithashtu në shënjestër të tyre./GazetaSinjali/

Read Previous

Aktivitet sportiv në mes të personave me aftësi të kufizuara dhe të rinjëve të Up to Youth

Read Next

Të gjithë sytë te presidenti Zelensky, por kush është Zonja e Parë e Ukrainës?