Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Grupi “Homeland Justice” ka bërë me dije se do të publikojë dokumente të tjera, ku pretendon se “ashtu si ish-diktatori irakian Saddam Hussein përdori MEK-un për të vrarë dhe shtypur popullin e tij, një fat i tillë me siguri do të përsëritet në Shqipëri”.
“Siç e dini, dhe siç thamë, korrupsioni sistematik i pushtetarëve po e mbyt popullin shqiptar. Ashtu si ish-diktatori irakian Saddam Hussein përdori MEK-un për të vrarë dhe shtypur popullin e tij, një fat i tillë me siguri do të përsëritet në Shqipëri. Qëndroni vigjilent për zbulime të mëtejshme…”, thotë “Homeland Justice”.
Grupi i hakerëve iranianë i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, ka publikuar më parë e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, si dhe ka nxjerrë në publik numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë.
Ata nisën një sulm kibernetik shkatërrues kundër dhjetëra faqeve zyrtare dhe të shërbimeve, duke i bërë ato jofunksionale për shumë kohë. Midis majit dhe qershorit 2022, aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë kryen lëvizje anësore, si zbulimin e rrjetit dhe marrjen e kredencialeve nga rrjetet e qeverisë shqiptare.
/a2news/