Një deklaratë e Granit Xhakës për Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun shkaktoi momente të sikletshme për shumë shqiptarë, pasi kapiteni i Zvicrës u fishkëllye nga shikuesit në “Fadil Vokrri”.
Pas ndeshjes Kosovë–Zvicër të zhvilluar të martën mbrëma, Xhaka u pa duke biseduar me Hajdarin. Më pas, mbrojtësi i Kosovës publikoi në “Instagram” një fotografi ku shfaqet së bashku me Xhakën dhe Avdullahun, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin “ne jemi një” dhe një zemër. Fotografia u shpërnda edhe nga Avdullahu.
Të dy futbollistët, Hajdari dhe Avdullahu, ishin lënë të lirë nga selektori Franco Foda për ndeshjen e së martës, me qëllim që të mos rrezikonin kartonë dhe të jenë të gatshëm për gjysmëfinalen e plejofit në mars.