Guardiola, i pakënaqur: S’jemi treguar të zgjuar. Dortmund-i, ekip tipik Champions-i

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka komentuar fitoren 2-1 të marrë në
çerekfinalen e parë të Champions League kundër Borussia Dortmund.
“Do të shkojmë në Dortmund për të fituar”, ka thënë spanjolli për BT Sport.
“Në pjesën e parë nuk jemi treguar aspak të zgjuar me topin. Pjesa e dytë ka qenë
më e mirë dhe kemi patur dy ose tri raste për të shënuar të dytin ose të tretin
kur ndeshja ishte 1-0. Do të kemi një shans tjetër javën e ardhshme”.
“Borussia është një skuadër tipike e Champions League. Ata kanë luajtur për shumë
vite në këtë kompeticion dhe e dinë se çfarë duhet bërë. Ne do të shkojmë atje për
të shënuar”.

Read Previous

Skandali me hakerat! Keni pasur Facebook në vitin 2019: Po tani çfarë?

Read Next

Gucati mund të lirohet nga Haga, mbrojtja e tij thotë se kanë pushuar arsyet për ta mbajtur në paraburgim