Guardiola: Garcia do të transferohet te Barcelona

Manchester City ka fitoi 1-0 në finalen e EFL Cup ndaj Tottenham Hotspur.

Pas kësaj ndeshje, Pep Guardiola është pyetur në lidhje me mbrojtësin qendror Eric Garcia i cili nuk ishte në lojë, por as në bankën rezervë.

Guardiola ka zbuluar se Eric Garcia do të luajë sezonin e ardhshëm me Barcelonën dhe se kjo është arsyeja që nuk e ka përfshirë në dy ndeshjet e fundit.

“Ai do të luaj sezonin e ardhshëm me Barcelonën dhe nuk po flasim për një lojtarë mesatar, por për një lojtar të madh. Garcia nuk u zgjodh në dy ndeshjet e fundit për shkak se do të largohet në drejtim të Barcelonës dhe kjo ma theu zemrën”, tha Guardiola.

Tutje trajneri spanjoll lavdëroi jashtëzakonisht shumë mbrojtësin e ri, duke thënë se bëri paraqitje fantastike në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Garcia kurrë nuk bëri ndonjë gabim, ai luajti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”./Gazeta Sinjali Sporti/

Read Previous

​Presidenti i KOK-ut takohet sot me Lorik Canën

Read Next

MPB: 48 shkelje të orës policore dhe 484 gjoba për mosmbajtje të maskave