Grupi i atletëve kosovarë sulmohet me armë zjarri nga serbët në veri, pjesë e grupit edhe Donika Kadaj-Bujupi

Grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar me armë zjarri nga serbët në veri.

Ky grup sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës.

Por organizatori i këtij grupi, Adnan Beqiraj, ka thënë për KlanKosova se nuk ka të lënduar.

Kjo ngjarje e klubit të atletëve kosovarë ishte paralajmëruar që 5 ditë. Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi.

Mirëpo, para pak minutash vetë ish-deputetja Kadaj-Bujupi, ka publikuar një fotografi nga Mitrovica./Ekonomiaonline

Read Previous

​Kurti: Dëshmorët janë dëshmuar, tash ne duhet të dëshmohemi

Read Next

Qerim Kelmendi, u vra me breshëri automatiku dhe më pas u dogj në makinën e tij por ende asnjë i arrestuar