Gruaja sjell në jetë fëmijën në rrënojat e tërmetit (VIDEO)

Tërmeti i tmerrshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë nuk ka kursyer as jetën e një nëne në Aleppo, e cila lindi foshnjën e saj në rrënoja, por vetë ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas.

Një burrë shihet teksa merr foshnjën në krahë dhe e dërgon menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore.

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri, pas dy tërmeteve brenda disa orësh nga njëri-tjetri, mund të vazhdojë të rritet ndjeshëm, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Më shumë se 3400 njerëz thuhet se kanë vdekur në të dy vendet, me shifrën që vazhdon të rritet, ndërkohë që vijojnë operacionet e vazhdueshme të kërkim-shpëtimit.

Read Previous

2 pacientë me Covid-19 të hospitalizuar në Spitalin “Isa Grezda”

Read Next

Parashikimi i motit për sot