Grosi paralajmëron rrezikun bërthamor mes përshkallëzimit në Lindjen e Mesme

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së (IAEA), Rafael Grossi, paralajmëroi për rrezikun e një aksidenti bërthamor në kushtet e përshkallëzimit të përplasjeve ushtarake në Lindjen e Mesme.

Grossi tha të sot se komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim sulmet ushtarake në Iran dhe në rajon. Sipas tij, nuk mund të përjashtohet një çlirim radiologjik me pasoja serioze, që mund të kërkonte evakuimin e zonave të mëdha, madje edhe më të mëdha se qytetet kryesore.

“Deri tani nuk ka asnjë tregues se objektet bërthamore iraniane janë dëmtuar apo goditur në sulmet e vazhdueshme të Izraelit  dhe Shteteve të Bashkuara” , theksoi ai.

Grossi paralajmëroi gjithashtu për rreziqe të rritura të sigurisë bërthamore në të gjithë rajonin, duke përmendur reaktorët bërthamorë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani dhe Siri. “Shumë shtete të tjera në Lindjen e Mesme zotërojnë teknologji bërthamore”, shtoi ai

Sipas tij, vitin e kaluar Izraeli dhe SHBA-ja kanë goditur dhe dëmtuar rëndë objektet bërthamore iraniane gjatë një ofensive ushtarake. /ATSH-DPA/

Read Previous

Spanja dënon sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

Read Next

Irani drejt largimit nga Botërori 2026, ja kombëtarja në avantazh për ta zëvendësuar