Goretzka afër rinovimit të kontratës me Bayern Munich

Pas një zhurme të madhe, Leon Goretzka do të rinovojë kontratën me Bayern Munich.

Gjermani ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madridi verën e ardhme, por në fund ka ndërruar mendje.

Bisedimet mes dy palëve janë në rugën e duhur dhe kjo është konfirmuar nga drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

“Bisedimet po ecin shumë mirë. Unë jam i qetë. Ai është një lojtar më aftësi të veçanta në qendër të fushës,” përfundon Salihamidzic.

Kujtojmë që kontrata aktuale e lojtarit përfundon në qershor 2022 dhe qëllimi i gjermanëve është ta zgjasin qëndrimin e tij në Munich deri në vitin 2026. /abcnews.al/

Read Previous

Lukas Mandl, emërohet shef i misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë

Read Next

Mblidhet Kryesia e LDK-së