Gogu pas vendimit në Hagë: Moment i rëndë për Kosovën dhe shqiptarët kudo

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Gogu e ka cilësuar vendimin si një moment të rëndë për Kosovën, shqiptarët kudo që ndodhen dhe për botën mbarë.

“Sot mendja jonë është te ata që luftuan për liri dhe te të gjithë ata që e paguan atë liri me jetën e tyre”, u shpreh ministri.

Ai theksoi se vendimi gjyqësor, sipas tij, nuk ndryshon karakterin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë. Asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë të vërtetë historike”, deklaroi Gogu.

Në përfundim të reagimit, ministri tha se në këtë ditë të vështirë mendimet e tij janë me qytetarët e Kosovës. /Albanianpost.com

Read Previous

Berisha: Vendimi i Hagës nuk e errëson luftën çlirimtare të Kosovës

Read Next

Pas vendimit të Hagës, çfarë vjen më pas për ish-krerët e UÇK-së?