Goditet rrjeti i shpërndarjes së kokainës në Tiranë, në pranga 20 persona

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë, ku janë arrestuar mbi 20 persona dhe katër persona janë shpallur në kërkim.

Në rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike ishin të përfshira dhe tre gra. Të arrestuar janë personat përgjegjës për shpërndarjen e drogërave në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Lajmi u bë me dije nga Drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj përmes një konference për shtyp. Vocaj theksoi se gjatë operacionit të koduar “Harta”, u goditën dy grupe kriminale të shpërndarjes së kokainës, kanabisit dhe heroinë në zona të ndryshme në kryqytetit.

Sipas tij, 20 personat e ndaluar tregtonin lëndët narkotike në afërsi të klubeve të natës dhe shkollave.

“Tregtonin kanabis, heroinë dhe kokainë në zona të ndryshme në kryeqytet, në lokalet e natës si dhe në afërsi të shkollave. Policia ka referuar në prokurori hetimet për dy grupe kriminale. Nën drejtimin e prokurorisë u organizua operacioni “Harta” në të cilin u arrestuan 20 persona”, tha Vocaj. /Telegrafi/

Read Previous

Ambasadorja Ziv: Kosova dhe Izraeli të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit

Read Next

Kurti drejtuar ministrave: Në pjesën e dytë të mandatit, duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt