Ambasadorja Ziv: Kosova dhe Izraeli të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, e ka vlerësuar të suksesshme bisedën mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe atij të Izraelit, Isaac Herzog.

Osmani dhe Hercog kanë biseduar dje në telefon, ndërsa ambasadorja izraelite ka theksuar në Twitter se Izraeli dhe Kosova janë të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit.

“Dje u zhvillua një bisedë e mirë mes presidentëve të Izraelit dhe Kosovës, kushtuar përmirësimit të bashkëpunimit tonë dhe hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit dypalësh”, ka shkruar ajo në Twitter.

/Klankosova.tv./

Read Previous

TikTok thotë se janë 150 milionë përdorues aktivë mujor në SHBA

Read Next

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kokainës në Tiranë, në pranga 20 persona