Vdes në një aksident rrugor fëmija katër vjeçar

Nysret Xhurkaj, zëdhënës i stacionit policor ne Gjakovë ka bërë të ditur për Syri-n se rreth orës 13:30, në fshatin Carrakallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit).

Këmbësori (fëmijë-rreth 4 vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija është pa shenja jete.

I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë, Njësitet patrulluese janë në vendin e ngjarjes. NJRKRR DRP Gjakove eshte njoftuar lidhur me aksidentin. Për veprime tjera do të njoftoheni me kohë.

Read Previous

Nëse doni të dukeni bukur çdo ditë, shmangni këto gabime me veshjet

Read Next

Vesa Smolica publikon projektin e ri, paraqitja e saj tërheq vëmendjen e publikut