GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Portali i njohur sportiv “Goal” ka publikuar renditjen e përditësuar të kandidatëve kryesorë për fitimin e Topit të Artë 2026, duke nxjerrë në pah futbollistët që po shkëlqejnë më së shumti gjatë sezonit aktual me klubet dhe kombëtaret e tyre.
Në krye të listës ndodhet Harry Kane, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm dhe konsiderohet favorit për momentin për çmimin individual më prestigjioz në futboll.
Pas tij renditet Erling Haaland, sulmuesi norvegjez që vazhdon të jetë vendimtar me golat e tij, ndërsa vendin e tretë e mban Kylian Mbappé, një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror.
Surpriza pozitive e kësaj renditjeje është Lamine Yamal, talenti i ri i Barcelonës, i cili në një moshë shumë të re ka arritur të futet mes katër më të mirëve në botë. Top-5 plotësohet nga Declan Rice, i cili po vlerësohet për ndikimin e madh që ka në mesfushë dhe në ekuilibrin e skuadrës së tij.
Lista vijon me Vitinha, Michael Olise dhe Luis Díaz, futbollistë që po bëjnë paraqitje të qëndrueshme dhe po rrisin vazhdimisht profilin e tyre në arenën ndërkombëtare.
Në vendin e nëntë renditet Lionel Messi, i cili, edhe pse në fazën e fundit të karrierës, vazhdon të jetë pjesë e garës për Topin e Artë. Top-10 mbyllet nga Achraf Hakimi, një nga mbrojtësit më të kompletuar të futbollit modern.
Renditja e publikuar nga “Goal” është paraprake dhe pritet të ndryshojë në varësi të ecurisë së sezonit, rezultateve në Ligën e Kampionëve dhe performancave me kombëtaret.
Gara për Topin e Artë 2026 mbetet e hapur dhe shumë emra të tjerë pritet të futen në luftë për çmimin individual më të lakmuar në botën e futbollit./KultPlus.com