• 11 August, 2022

Gjykata e Vlorës merr vendim për policin që goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg policin Arjan Tase i cili i mori jetën me skaf ne breg të detit një vogëlusheje 7-vjeçare.

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar që polici që vrau me skaf 7-vjeçaren të hetohet me akuzën për veprën penale vrasje me dashje, ndërsa ka kërkuar masën e arrestit me burg, gjë e cila u pranua sot nga Gjykata.

Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.

Në këtë mënyrë Prokuroria e Vlorës kundërshton qëndrimin e AMP-së, e cila kategorizoi dje ngjarjen në Himarë si “vrasje nga pakujdesia”./Sinjali/

Read Previous

​1.266 raste të reja dhe asnjë i vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Read Next

Nagavci: Urgjentisht duhet të bëjmë ndryshime që të përmirësojmë gjendjen në arsim