Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për Berishën

Bildnummer: 56827039 Datum: 05.01.2012 Copyright: imago/PanoramiC SALI BERISHA (Premierminister Albanien) in Paris GerardRoussel/PANORAMIC PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL People Politik Porträt FRA x1x xkg 2012 quer 56827039 Date 05 01 2012 Copyright Imago Panoramic Sali Berisha Prime Minister Albania in Paris GerardRoussel Panoramic PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL Celebrities politics Portrait FRA x1x xkg 2012 horizontal

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi në tërësi dhe në themel të gjitha shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga Sali Berisha, vendosi: Lënien në fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, të Gjykatës së Apelit te Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Ndërkaq, të hënën, gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka ka lënë të pandryshuar masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen për privatizimin e ish kompleksit Partizani.

Kjo është e disata herë që gjykata e posaçme hedh poshtë kërkesën e ish kryeministrit dhe dhëndrit të tij. Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Ish-kryeministri dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrin në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, përmes nxjerrjes së akteve nënligjore gjatë kohës që qeveriste./Klankosova.tv

Read Previous

Kujtimet e Shpend Lleshit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar 25 vjet më parë

Read Next

Media spanjolle: Shqipëria, një destinacion që befason me bukuritë e saj natyrore