Gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj

Gjermania do të zgjasë kontrollet në kufijtë e saj edhe për gjashtë muaj të tjerë përtej 15 marsit, për shkak të situatës së vazhdueshme të sigurisë, ka bërë të ditur të hënën ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt për gazetën Bild.

Njoftimi përkatës po i dërgohet aktualisht Komisionit Evropian, ka raportuar gazeta duke cituar burime në qeveri.

“Ne po zgjerojmë kontrollet në kufijtë me vendet tona fqinje – kontrollet kufitare janë një element i riorganizimit tonë të politikës së migracionit në Gjermani”, ka cituar Bild të ketë thënë Dobrindt. /Koha.net/

Read Previous

Çështja e territorit do të diskutohet mes Ukrainës e Rusisë këtë javë në Gjenevë, thotë Kremlini

Read Next

Armand Duka merr edhe një mandat në krye të FSHF-së