• 6 July, 2022

Gjermania Perëndimore përgatitet për stuhi të forta dhe tornado

Shërbimi kombëtar i motit të Gjermanisë ka paralajmëruar se në pjesët perëndimore të vendit mund të ketë stuhi të forta para të premtes, si dhe tornado të mundshëm.

Shërbimi i motit “DWD” parashikoi reshje të forta shiu dhe breshër në Gjermaninë perëndimore dhe veriperëndimore të enjten, me disa zona që do të ketë rrebeshe deri në 100 kilometra në orë, shkruan Euronews.

Autoritetet në rajon kanë qenë në gatishmëri të lartë pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën pjesë të Gjermanisë dhe Belgjikës korrikun e kaluar.

Gjermania, si shumë nga fqinjët e saj evropianë, ka përjetuar një pranverë më të ngrohtë dhe më të thatë se zakonisht këtë vit, me pak reshje shiu dhe shumë diell./Sinjali/

Read Previous

Rrahje mes nxënësve afër stadiumit në Gjakovë, një bëhet për spital

Read Next

Moti sot