Gjenerali ukrainas: Jemi afruar 48 kilometra nga kufiri me Rusinë

Kreu i ushtrisë ukrainase, gjenerali Valeri Zaluzhni, ka thënë sot se forcat ukrainase i janë ofruar rreth 48 kilometra në veri kufirit më Rusinë.

Ai shtoi se avancimi i ushtrisë ukrainase në Kharkiv po vazhdon, dhe se do të lëvizin drejt jugut dhe lindjes, transmeton Telegrafi.

Në kanalin e tij në Telegram, Zaluzhni ka shkruar se forcat ukrainase gjatë 10 ditëve të para të shtatorit kanë arritur të çlirojnë 3 mijë kilometra katrorë.

“Ukraina po vazhdon me çlirimin e territorit që është okupuar nga rusët”, shtoi i pari i ushtrisë ukrainase.

Edhe Rusia e ka pranuar se forcat e saj janë larguar nga Izumi, vatër e rëndësishme ushtarake në rajonin e Kharkivit.

Kundërofensiva ukrainase ka filluar të japë efekte të mëdha, ku sulmet e njëpasnjëshme të ukrainasve po i detyrojnë rusët të tërhiqen nga pozicionet e tyre. /Telegrafi/

Read Previous

Vetura e godet për vdekje gruan shqiptare në ShBA

Read Next

Ushtria australiane po zhvillon teknologji autonome për sistemin e autokolonave të veturave