Gjendja në Shqipëri pas stuhisë “Ciaran”

Stuhia Ciaran që goditi edhe Shqipërinë, ka lënë pasoja në shumë qarqe të vendit, kryesisht me bllokimin e rrugëve dhe probleme me energjinë elektrike.

Reshjet e dendura të shiut vijuan edhe gjatë natës, por situata të shtunën paraqitet më e lehtë se dita e djeshme, e cila përmbyti rrugët duke shkaktuar aksidente, trafik dhe kaos.

Në kryeqytet niveli i lumit Lana që doli dje nga shtrati ka rënë, ndërsa janë pastruar edhe rrugët nga rrëzimi i pemëve. Rrugët janë të kalueshme dhe sot nuk raportohet për trafik.

Në qytete të tjera gjendja po ashtu raportohet të jetë më mirë se të premten. Por, në Korçë vazhdon të jetë e rëndë situata sa i përket furnizimit me energji elektrike.  

Viset më malore konsiderohen më në vështirësi pas reshjeve. /Top Channel/

Read Previous

UNWTO: Shqipëria e para në Evropë në renditjen botërore të turizmit

Read Next

“Numri 10 e pret”, konfirmohet destinacioni i ri i Kylian Mbappe