Gjendet pa shenja jete një grua në lumin Drini i Bardhë

Një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt.

Rastin për mediumin tonë e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, udhëheqës i zyrës për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë (DRP-Gjakovë).

Rreth orës 11:10, një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt. Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”. Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar.Sheremet Elezaj

Read Previous

Rama: Brenda 2028-ës synojmë që ushtria shqiptare të pajiset plotësisht me mjete “Made in Albania”

Read Next

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i ri në Shqipëri