Gjatë javës së ardhshme do të ketë rënie të temperaturave në Kosovë

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të ketë rënie të temperaturave, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Të hënën parashihet mot me diell e vranësira të shpërndara të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin në disa vende riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 12-14 gradë  Celsius e maksimalet mes 25-28 gradë. 
Të martën do të jetë moti kryesisht i vranët dhe me shi. Parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen me rrufe në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 12-15 gradë Celsius, e maksimalet mes 19-22. 

Te mërkurën do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell. Tempeturat minimale do të sillen mes 11-14 gradë e maksimalet mes 20-24 gradë. 

Të enjten do të jetë moti me diell e vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të zbresin në 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet në 22-26 gradë. 

E të premten moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara, të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen në disa vende të sjellin riga shiu. 

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. Kushtet agrometeorologjike do të jenë në përmirësim e sipër, duke përfshirë edhe kushtet hidrike”, thuhet nga Instituti./koha.net/

Read Previous

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë

Read Next

Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më