Gjashtë shtetas të huaj dyshohen se prezantuan dokumente të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës

Të paktën gjashtë shtetas të huaj janë ndaluar pasi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dyshohet se kanë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar gjatë pasdites të së martës në kohën kur personat ishin në arritje në aeroport.

Gjatë kontrollit, dokumentet e prezantuara nga të dyshuarit kanë rezultuar të dyshuara për falsifikim.

Me vendim të prokurorit, pasaportat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa të gjithë personat janë dërguar në Qendrën për Azil.

Rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumentit”. /Koha.net/

Read Previous

Çmimi i naftës kalon në mbi 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në afro dy muaj

Read Next

Luis de la Fuente zgjedh pasardhësit e Messit dhe Ronaldos