Gjashtë mungesa te Chelsea për derbin me Liverpoolin

Chelsea ka konfirmuar se do të jetë pa gjashtë lojtarë në derbin ndaj Liverpoolit.

Dy skuadrat e nisin sezonin 2023/24 me përballjen mes njëra-tjetrës të dielën e kësaj jave, derisa synojnë ta nisin edicionin me këmbë të mbarë.

“Përditësimi i mëposhtëm i lëndimeve është dhënë përpara ndeshjes së Chelseat në Ligën Premier me Liverpoolin”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit londinez.

Benoit Badiashile – në fazat e fundit të programit të tij të rehabilitimit”.

Marcus Bettinelli – vazhdon t’i nënshtrohet programit të tij të rehabilitimit”.

Armando Broja – në fazat e fundit të programit të tij të rehabilitimit”.

Trevoh Chalobah – në proces të rindërtimit (të kondicionit) për t’u rikthyer në stërvitjen e ekipit”.

Wesley Fofana – duke vazhduar me fazat e hershme të rehabilitimit pas operacionit”.

Christopher Nkunku – duke u rikuperuar mirë pas operacionit dhe duke filluar rehabilitimin”, thuhet në njoftimin e Chelseat. /Telegrafi/

Read Previous

Rinis procesi i njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Read Next

PSG i jep goditjen e radhës Mbappes, konfirmohet nga Luis Enrique