PSG i jep goditjen e radhës Mbappes, konfirmohet nga Luis Enrique

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka konfirmuar se Kylian Mbappe nuk do të ftohet për ndeshjen e Ligue 1 këtë fundjavë kundër Lorient.

Sulmuesi francez është detyruar të stërvitet veçmas nga grupi i parë i Enriques së bashku me Julien Draxler, Gini Wijnaldum dhe Leandro Paredes.

Tani trajneri spanjoll ka konfirmuar se Mbappe nuk do të luajë në ndeshjen hapëse të PSG-së në Ligue 1 kundër Lorient, por ai shpreson që sulmuesi do të gjejë një zgjidhje miqësore në mënyrë që të luajë përsëri në Parc des Princes.

“Shpresoj dhe uroj që, ashtu si në të kaluarën [verën e kaluar], të ndodhë përsëri e njëjta gjë dhe që klubi dhe lojtari të arrijnë një marrëveshje. Kjo është ajo që unë do të doja”.

“Filozofia e këtij klubi është shumë e qartë: klubi është më i madh se çdo lojtar, çdo trajner dhe kjo është diçka me të cilën jam dakord”, u ka thënë Enrique gazetarëve.

Është raportuar gjithashtu se PSG ka informuar tashmë lojtarët me emër, duke përfshirë Neymar, Marco Verratti, Hugo Ekitike, Juan Bernat dhe Renato Sanches se ata janë të tepërt ndaj kërkesave dhe janë të lirë të kërkojnë ekipe të reja. /Telegrafi/

Read Previous

Gjashtë mungesa te Chelsea për derbin me Liverpoolin

Read Next

Ergin Grosha i bashkohet KB Vëllaznimit