Gjakovë/ Arrestohet personi që dyshohet që rrahu dy motrat e tij

Gjatë ditës së djeshme (06.02.2024) u raportua për një rast të dhunës në familje, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy motrat e tij, e më pas vetë është arratisur për në drejtim të panjohur, ku si pasojë e këtij sulmi iktimat kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

E në një deklaratë të dërguar për TV SYRI-n nga Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, bëhet e ditur se prsoni në fjalë tashmë është arrestuar.

Deklarata e plotë e Policisë :

“Lidhur me rastin, më 06.02.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Read Previous

“Hetimi për Banjskën i një rëndësie vendimtare”, ministri gjerman: Gjermania nuk po e armatos vetëm Kosovën

Read Next

Bislimi: Serbia synon të krijojë tension artificial