Gjakovë/ Arrestohet një person, dyshohet se dhunoi një vajzë

Një person është arrestuar ditën e diel në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore. Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /tvsyrivision/

Read Previous

Kurti në Vjenë do të flas për temën “Kosova si peng i interesave gjeopolitike”

Read Next

Nis java e kodimit në mbi 250 shkolla, Kurti uron nxënësit dhe mësimdhënësit