Gërvalla – Bashkimit Evropian: Nëse nuk veproni ju, do ta bëjnë të tjerët

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian lidhur me vonesat për përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në këtë bashkësi.

Në një intervistë të dhënë për Deutschlandfunk, ajo ka theksuar se derisa Evropa nuk ndërmerr asgjë, atëherë në këtë rajon do të fuqizohen ndikimet joevropiane.

“Nëse Bashkimi Evropian s’vepron, do ta bëjnë të tjerët”, citohet të ketë thënë Gërvalla.

Ajo ka theksuar se orientimi i Kosovës është kristal i qartë drejt BE-së, derisa ka përmendur se 93 përqind e qytetarëve e mbështesin anëtarësimin.

Në planet e Kosovës është aplikimi zyrtar për në BE gjatë 2022-ës.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga Kuvendi të mos e votojë tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Read Next

Rënia e nivelit të ujit nxjerr në dritë vendbanimin 3400-vjeçar