Gazetari shqiptar raporton nga Ukraina: Situata është shumë e vështirë, frika është te secili

Në ditën e tretë të agresionit rus në Ukrainë, raportohet për granatime në qytete dhe civilë të vrarë.

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë dënuar ashpër nga shtetet e Perëndimit, të cilat edhe kanë vendosur sanksione ndaj shtetit rus.

Gazetari shqiptar Festim Beqiri, në një lidhje direkte nga Ukraina ka thënë se situata në Ukrainë është shumë e vështirë.

“Situata është shumë e vështirë, nuk ka lëvizje aspak.Për momentin është orë policore, nuk ka qarkullim, por nuk ka as gjatë ditës sepse po kanë frikë të dalin. Kolegu ynë ka dalur sot të gjejë diçka të blejë por nuk ka mundur. Është frikë e madhe mos ka civil rus, frika është te secili”, ka thënë Beqiri, i cili punon për televizionin gjerman Welt.

Ndryshe, pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Katër ditë më parë, Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.

Në anën tjetër, autoritetet e sigurisë në Ukrainë kanë bërë thirrje për mobilizim.

Deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri. 

/Telegrafi/

Read Previous

​Kurti dhe Qeriqi diskutojnë për rritjen e mirëqenies së invalidëve të luftës

Read Next

Zelensky i bën thirrje qytetarëve të huaj t’i bashkohen ukrainasve në luftën kundër Rusisë