Fury – Usyk, ky do të jetë fituesi, sipas Anthony Joshua

Anthony Joshua ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë përballjen mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

Më 18 maj, dy kampionët e peshave të rënda do të dalin në ring në Arabinë Saudite për të përcaktuar fituesin.

Fury do të mbrojë titullin e tij në WBC ndërsa Usyk do të vendosë titujt e tij në WBA, WBO dhe IBF.

Duke folur përpara meçit, Joshua ka bërë parashikimin e tij se kush do ta fitojë luftën.

“Kam luftuar me Usykun kështu që mund të flas vetëm për atë që kam përjetuar me të – një luftëtar fenomenal, do të thosha se do të bëjë një punë vërtet të mirë”, deklaroi ai për TalkSport.

“Unë kurrë nuk kam luftuar me Furyn, kështu që nuk mund të flas se si është të përballesh me të. Vetëm duke folur për atë që di, më duhet të them se Usyk do të jetë fitimtar”.

Joshua ka humbur dy herë nga Usyk në pikë dhe është kritikuar shumë për paraqitjen e tij në ndeshjen e parë.

Fituesi mund të përfundojë përballë ish-kampionit Joshua, i cili gjithashtu ka zbuluar listën e tij të ngushtë për ndeshjet e ardhshme.

Mbetet për t’u parë se kush do të dalë fitimtar, por me më pak se një muaj deri në mbrëmjen e ndeshjes, AJ ka dhënë parashikimin e tij. /Telegrafi/

Read Previous

Biden bisedë telefonike me Netanyahun

Read Next

Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian