Që nga 4 shtatori, largimi i Daniel Levy-t, presidentit ekzekutiv historik të Tottenham Hotspur, është bërë zyrtar. Levy drejtoi klubin për gati 25 vjet, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në një skuadër që nuk ka qenë gjithmonë e qëndrueshme në nivelet më të larta.
Nën udhëheqjen e tij, Tottenham pësoi një transformim rrënjësor, duke u kthyer në një forcë konkurruese dhe duke marrë pjesë në garat europiane në 18 nga 20 sezonet e fundit. Klubi u afirmua si një nga më të njohurit në botë. Në deklaratën e tij, Levy u shpreh: “Jam jashtëzakonisht krenar për punën e kryer bashkë me stafin drejtues dhe të gjithë punonjësit. Kemi shndërruar Tottenhamin në një gjigant global, që garon në nivelet më të larta.”
Ndër blerjet më të suksesshme të Levy-t mund të përmendim:
- Gareth Bale, i transferuar për rreth 10 milionë £ në 2007 dhe i shndërruar në yll të “Spurs”;
- Son Heung-min, me mbi 450 ndeshje dhe 170 gola që nga viti 2015;
- Luka Modric, i ardhur nga Dinamo Zagreb në 2008 dhe më pas i transferuar te Real Madrid për 30 milionë £; si dhe lojtarë të tjerë të shquar si Jermain Defoe dhe Jan Vertonghen. /Telesport.al/