FSK merr pjesë në “Garën për Luftëtarin më të mirë” në Ajova të SHBA-së

Tre pjesëtarë të FSK-së ishin pjesë në “Garën për Luftëtarin më të mirë”, me ftesën nga Garda Kombëtare e Ajovës.

“Në mesin e pjesëmarrësve nga FSK-ja ishte edhe OR3 Ismail Ahmeti, i cili u rendit në mesin e finalistëve, duke siguruar vendin e dytë në këtë garë dhe duke përfaqësuar me profesionalizëm Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gara katër ditore vuri në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve, përmes sfidave të ndryshme të karakterit ushtarak.

“Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë aktivitet është një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e aftësive profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës”, vazhdon njoftimi. /RTKlive

Read Previous

Studentët marshojnë në Prishtinë kundër kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Read Next

Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare