FSK-ja nis ligjërata në shkolla për rrezikun nga minat

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, ka nisur zbatimin e ligjëratave për vetëdijesimin nga rreziku i minave.

Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja përmes një komunikate për media.

“Forca e Sigurisë së Kosovës me Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare, kanë filluar realizimin e ligjëratave për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme të ulët në Komunat e Kosovës me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit të nxënësve për rrezikun që shkaktojnë minat dhe mjeteve tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera që ndodhen në territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Albanianpost.com

Read Previous

Çfarë diskutuan udhëheqësit e partive politike me Sørensenin?

Read Next

ASK publikon Statistikat e Energjisë