FSK certifikon snajperistë të rinj pas përfundimit të trajnimit profesional

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses një trajnim të specializuar për snajper, duke certifikuar pjesëtarë të saj për kryerjen e detyrave operative sipas standardeve moderne ushtarake.

Trajnimi ishte i fokusuar në zhvillimin e aftësive të avancuara të qitjes precize, taktikave në terren, kamuflimit, vëzhgimit dhe lëvizjes taktike, si dhe në zbatimin e procedurave operacionale gjatë misioneve të ndryshme.

Sipas FSK-së, pjesëmarrësit janë aftësuar për përdorimin e sistemeve të ndryshme të armëve dhe për veprim në situata operative që kërkojnë saktësi dhe profesionalizëm të lartë.

Ky trajnim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të rritur kapacitetet luftarake dhe gatishmërinë operacionale të personelit, në përputhje me standardet bashkëkohore ushtarake.

FSK thekson se investimi në zhvillimin profesional të ushtarakëve mbetet një nga prioritetet kryesore për forcimin e aftësive mbrojtëse dhe përmbushjen e misioneve të saj.

/GazetaSinjali/

Read Previous

OBSH: Vala e të nxehtit në Evropë lidhet me 1 mijë e 300 vdekje

Read Next

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë