“Frikën mbaje vetëm për vete, por guximin ndaje me të tjerët”

Robert Louis Balfour Stevenson ishte shkrimtar, novelist, poet, skenarist skocez që ka shkruar mjaft vepra, që u bënë të njohura.

Po ashtu veprat e tij ishin shumë të lexuara në Mbretërinë e Bashkuar, Amerikë e Francë kurse shumë prej tyre u përkthyen në gjuhë të ndryshme.

Sot, u sjellim disa nga thëniet e tij të famshme, në datën e lindjes së tij, më 13 nëntor të vitit 1850.

“Nuk kërkoj as pasuri, as shpresë, as dashuri, as ndonjë mik që të më kuptojë. Gjithë çfarë kërkoj është qielli sipër meje dhe një rrugë nën këmbët e mia.”

“Tundimi për të bërë atë që është e ndaluar, thjesht pse është e ndaluar, përbën një ndër tundimet më të mëdha që mund të ekzistojnë.”

“Frikën mbaje vetëm për vete, por guximin ndaje me të tjerët.”

“Nuk ka vende të huaja. I huaj është vetëm udhëtari.”

“Nuk ekziston gjë tjetër përveç dashurisë së Zotit: ecim mbi të, e thithim si frymë, jetojmë dhe vdesim brenda saj. / KultPlus.com

Read Previous

Kryetari i Stambollit deklarohet për shpërthimin në Taksim, tregon se ka të vdekur

Read Next

Bëri aeroportin banesën e tij për 18 vjet, ndërron jetë iraniani që frymëzoi Hollivudin