Franca përgatitet për luftë në det

Marina franceze po e zhvendos fokusin stërvitor në operacionet e patrullimit për t’u përgatitur për luftë kundër armiqve që duan t’i shkatërrojnë ata, sipas admiralit Jacques Mallard, komandant i grupit luftarak francez të aeroplanmbajtësve.

Kur Mallard iu bashkua forcave të armatosura në vitet 1990, misionet kryesore të marinës franceze ishin të kapte trafikantët e drogës dhe të luftonte peshkimin e paligjshëm.

Trajnimi konsistonte në praktikimin e përdorimit të gomoneve të tipit Zodiac dhe kapjen e kriminelëve.

Tani trajnimi po fokusohet në luftë, tha Mallard. “Një betejë detare po bëhet gjithnjë e më e mundshme”, pohoi ai për Politico.

“Ne po lëvizim nga një botë ku ishim pak a shumë të lirë të bënim çfarë të donim në një botë ku ndihemi më shpesh të kërcënuar… Tani po stërvitemi për misione të tjera, veçanërisht atë që ne e quajmë luftë me intensitet të lartë”, deklaroi admirali.

Franca është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që operon me një aeroplanmbajtës me energji bërthamore – Charles de Gaulle, i cili gjithashtu mbart armë bërthamore.

Ajo është anija komanduese e një grupi më të madh beteje që përfshin nëndetëse bërthamore, fregata dhe aeroplanë luftarakë Rafale. /Telegrafi/

Read Previous

Ramadani: Problemi i kafshëve endacake nuk zgjidhet vetëm me një strehimore

Read Next

Përditësohen vlerat e futbollistëve, zbulohet formacioni më i vlefshëm në botë