FOTO/ British Wildlife Photography Awards, shpallet fotoja fituese e këtij viti

Një imazh i jashtëzakonshëm i një topi të mbuluar me krijesa deti është fituesi i çmimeve ‘British Wildlife Photography Awards’, të këtij viti.

Fotografia u zgjodh nga më shumë se 14,000 aplikime nga fotografë amatorë dhe profesionistë. Fotografia, e cila fitoi gjithashtu kategorinë e bregdetit dhe detit, është realizuar nga Ryan Stalker.

“Mbi ujë është vetëm një top. Por poshtë vijës ujore është një koloni krijesash. Topi u shpërnda në Dorset pasi bëri një udhëtim të madh në oqean përtej Atlantikut,” thotë Stalker.

/abcnews.al

Read Previous

Kufizime parazgjedhore për zyrtarët, ndërmarrjet publike dhe shpenzimet buxhetore në Maqedoni të Veriut

Read Next

Fortesa e Shkodrës në gravurën e vitit 1877 të bibliotekës së Firences